Veliaj: Se shpejti nis rindertimi i banesave te demtuara nga termeti | Lajme - News

2020-06-08 1

Shtëpia e familjes Allmuça në Baldushk të Tiranës u ndërtua nga e para, pas dëmeve që la në të tërmeti i shtatorit.

Çelësat për familjen 6 anëtarëshe i dorëzoi kryebashkiaku Erion Veliaj. Ai tha se së afërmi do të nisë edhe rikuperimi i 870 shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

?Do nënshkruajmë kontratat me 7 kompanitë që janë kualifikuar dhe secilit do i japim nga një fshat; pra, një kompanie shtëpitë për Baldushkun, tjetrës Ndroqin, Pezën, njësitë e Tiranës, e kështu me radhë. Besoj se do t?i rikuperojmë në një kohë rekord, brenda këtij viti, të gjitha shtëpitë individuale në zonat rurale të Tiranës. Më pas do të marrim kohën për të vijuar me pallatet?.

Veliaj kërkoi që të mbahet fryma e bashkëpunimit dhe solidaritetit që u ndërtua gjatë fatkeqësive natyrore.

?Nuk dua të kthehemi tek historitë e vjetra ku i nxirrnim sytë njeri-tjetrit për çdo punë, por të ruajmë këtë frymë që na lidhi bashkë në momentet e fatkeqësisë. Nëse vazhdojmë me këtë mirësi e bashkëpunim, Tirana do shohë vetëm ditë të bardha?.

Pas riparimit të dëmeve në banesat individuale do të nisë puna me pallatet e prekura nga tërmeti i Nëntorit.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!


Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange